Postuar: Janar 22, 2026 | 22:02
ZYRTARE/ Mungoi në dy javët e fundit, klubi i Superiores largon futbollistin para sfidës delikate
Vora ka vendosur të mbyllë bashkëpunimim me Uollis Almeida. Sot është postuar njoftimi zyrtar nga klubi i Superiores.

24-vjeçari nga Brazili nuk ishte pjesë e ekipit në dy ndeshjet e fundit me Partizanin dhe Tiranën. Më parë nuk aktivizohej rregullisht dhe po ashtu preferohej nga stoli. Braziliani e kishte eksperiencën e parë në Europë.
Ky njoftim vjen te Vora para ndeshjes delikate me Teutën. Këto të fundit duan të kthehen te fitorja pas shtatë javëve.
Njoftimi i Vorës:
“Futboll Klub Vora njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Wallace Almeida.
Klubi e falënderon për kontributin dhe i uron suksese në vazhdim.
Thank you, Wallace”, shkruan Vora.

PANORAMASPORT.AL













