ZYRTARE/ Merr numrin e Rrapajt, Partizani prezanton talentin që e kishte Beshiktashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2025 | 18:16

ZYRTARE/ Merr numrin e Rrapajt, Partizani prezanton talentin që e kishte Beshiktashi

Partizani prezanton afrimin e radhës. Të kuqtë kanë bërë të ditur se kanë firmosur me Besar Guxhufin deri në vitin 2029-të.

GUXHUFI

Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin te klubi si zëvendësues i Tedi Carës, por ndërkohë ka marrë fanellën me numër 99 që mbante Arinaldo Rrapaj.

Postimi i plotë

🤝 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄
🆕️ 𝐁𝐄𝐒𝐀𝐑 𝐆𝐔𝐗𝐇𝐔𝐅𝐈 𝐅𝐈𝐑𝐌𝐎𝐒 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐍
✍️ 𝐒𝐮𝐥𝐦𝐮𝐞𝐬𝐢 𝟐𝟎 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫, 𝐢 𝐤𝐮𝐪 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟗

🗣 Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit. Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit.
#MirësevjennëfamiljeneKuqeBesarGuxhufi💪
#PërjetMeTyPartizan🔴

PANORAMASPORT.AL