Postuar: Gusht 19, 2018 | 12:06
Zyrtare/ Mbrojtësi kavajas firmos me kampionët e Kosovës
Drita ka prezantuar ditën e sotme mbrojtësin Ervis Kaja. Futbollisti ishte së fundmi pjesë e Lirisë së Prizrenit. Më parë ai ka luajtur edhe për Besën e Kavajës, Tiranën dhe Laçin.

31 vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm për klubin. Kampionët e Kosovës paralajmërojnë se merkato nuk është mbyllur ende për ta. Drita do të luajë ditën e sotme ndeshjen e parë të kampionatit ndaj KEK-ut në orën 16:45.













