ZYRTARE/ Largimi i parë nga Partizani, lideri i mesfushës: Përgjithmonë tifoz i juaji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2025 | 22:06

ZYRTARE/ Largimi i parë nga Partizani, lideri i mesfushës: Përgjithmonë tifoz i juaji

Gjelbrim Taipi zyrtarisht nuk është një lojtar i Partizanit.  Taipi konsiderohej lider i mesfushës në disa ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të kontratës palët nuk kanë preferuar vazhdimin e saj.

partizani

Mesfushori u afrua te të kuqtë në verën e vitit 2023, pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Kukësin. 32-vjeçari luajti në 81 ndeshje gjatë kësaj kohe duke shënuar 3 gola dhe asistuar 6 të tjerë.

“Faleminderit Partizani. Falenderoj presidencën për këto dy vite të bukura. Përgjithmonë tifoz i juaji”, shkruan Taipi në postimin e lamtumirës.

Gjatë kohës së kaluar me “demat” fiitoi Superkupën e Shqipërisë. Ky largim për Partizanin është i pari zyrtar.

Screenshot 2025-05-25 150431

PANORAMASPORT.AL