ZYRTARE/ Kryeqytetasit konfirmojnë marrëveshjen me Tiranën, pas transferimeve të bujshme vjen edhe një huazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 22:39

ZYRTARE/ Kryeqytetasit konfirmojnë marrëveshjen me Tiranën, pas transferimeve të bujshme vjen edhe një huazim

Diar Halili do e kalojë pjesën e mbetur të sezonit te Tirana, siç “Panorama Sport” kishte raportuar ekskluzivisht. Prishtina zbuloi së fundmi se është arritur marrëveshja me ekipin e Superiore.

tirana derbi

Huazimi i mbrojtësit 22-vjeçar vjen pas disa transferimeve të bujshme si Redon Xhixha, Fredi Alvarez dhe Emanuel Ernest. Tirana nuk po kursehet aspak në këtë merkato, për t’u rikthyer sërish si e barabartë me rivalët.

Njoftimi i Prishtinës:

“Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij.

Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit.

I urojmë Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë”.

Screenshot 2026-01-09 183923

PANORAMASPORT.AL