Postuar: Qershor 24, 2025 | 21:59
ZYRTARE/ Ish-futbollisti i Egnatias surprizon me të ardhmen, rikthehet te skuadra e…
Ish-mbrojtësi i Egnatias, Besart Krivanjeva, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, teksa së fundmi është prezantuar te skuadra e Gjilanit.

Një rikthim te bardhekuqtë për 29-vjeçarin, i cili ka veshur edhe gjatë sezonin 2022/2023 fanellën e skuadrës së Gjilanit, ku numëron 15 ndeshje në elitën e futbollit kosovar.
Për sa i përket aventurës tek Egnatia, Krivanjeva ishte pjesë e rogozhinasve në sezonin 2021/2022, ku u aktivizua 40 ndeshje në total. Së fundmi mbrojtësi ishte pjesë e Strugës në elitën e futbollit maqedonas.
Me gjilanasit së fundmi mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
PANORAMASPORT.AL













