ZYRTARE/ Goli i vetëm ishte dhe më i rëndësishmi, nuk ka rikthim në Superiore për lojtarin
Mevlan Adili ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Gjilani. Kubi i Superligës së Kosovës e ka prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Adili u përfol më parë për një kalim te Vllaznia dhe pse asgjë nuk u realizua në fund. Te kuqeblutë shënoi vetëm një gol në karrierën e tij, por ishte dhe më i rëndësishmi me fanellën kuqeblu pasi solli trofeun e Kupës.
Njoftimi i Gjilanit:
“Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Adili. Klubi dhe futbollisti në fjalë fillojnë bashkëpunimin i cili ka vlefshmërinë deri në verën e vitit 2027.
Mbrojtësi nga Shkupi vjen si një kampion nga radhët e Shkëndisë së Tetovës, derisa më parë ka veshur dhe triumfuar edhe me fanellat e Shkupit, Vllaznisë së Shkodrës dhe Bylysit.
31 vjeçari ka karrierë të pasur sportive duke patur disa përvoja ndërkombëtare me klubet si Uta Rad në Rumani, Zalgiris Vilnius në Litani dhe SKA Khabarovsk në Rusi.
Adili është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, derisa ekipit do ti bashkohet në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shumë suksese Adilit me ngjyrat kuqebardh”.
PANORAMASPORT.AL













