Postuar: Nëntor 2, 2025 | 12:41
ZYRTARE/ Egnatia kursehet me prezantimin, portieri i Ganës firmos kontratë 5-vjeçare
Daniel Aful është portieri i ri i Egnatias. Dhe pse kampionët janë kursyer me prezantimin, nga jashtë Shqipërisë zbulohet se gardiani afrikan ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

20-vjeçari numëron paraqitje me Ganën U-20, ndërsa firmosi te rrogozhinasit në fundin e tetorit. Futbollisti është transferuar nga Akra Lions, që është pjesë e Ganës.
Edlir Tetova fiton një tjetër element interesant për të ardhmen. Aktualisht Mario Dajsinani është garancia e portës.
Kampionët e Shqipërisë dallohen për qëndrueshmërinë në prapavijë. Tashmë në portë llogaritë mund të bëhen edhe me Aful.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













