ZYRTARE/ Egnatia “blindon” lojtarin kampion, firmos kontratën e re deri në vitin 2027

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2025 | 9:40

ZYRTARE/ Egnatia “blindon” lojtarin kampion, firmos kontratën e re deri në vitin 2027

Arbenit Xhemajli ka firmosur kontratën e re tek Egnatia deri në vitin 2027. Mbrojtësit i përfundonte kontrata në fundin e këtij sezoni, por vendosi të pranonte kërkesën e rrogozhinasve për rinovimin. 

Screenshot 2025-02-19 093914

“KF Egnatia ka kënaqësinë të komunikojë rinovimin e kontratës me mbrojtësin Arbenit Xhemajli deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Drejtuesit e klubit kampion janë kujdesur që të rinovojnë me lojtarët kryesorë të skuadrës, ndërsa 26-vjeçari konsiderohet një prej tyre.

Kujtojmë se Xhemajli u afrua në verën e vitit 2023 dhe prej atëherë qëndron si referim në qendrën e mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL