Postuar: Janar 31, 2025 | 12:31
ZYRTARE/ Dita e fundit e merkatos, Partizani prezanton sulmuesin malazez
Partizani ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për sulmuesin Nikola Vujnoviç, i cili dje zbriti në stërvitje me të kuqtë.

Malazezi vjen si një afrim mjaft potent dhe premtues. Ai vlerësohet plot 550 mijë euro nga “Transfermarkt” dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses malazeze.
28 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Radnicki Obrenovac dhe Rad në Serbi, Villarreal B në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe HNK Gorica në Kroaci. Vujnović i cili ka firmosur me Partizanin një kontratë për 1 vit e gjysëm, me fanelën e kuqe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin Shqiptar.
PANORAMASPORT.AL













