Postuar: Shtator 16, 2025 | 8:27
Zbulohet axhenda, Teuta-Dinamo luhet në orar të pazakontë
Të mërkurën do të luhet ndeshja e prapambetur e Superiores, ku Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Teutës.

Të dyja skuadrat, kanë zhvilluar këtë sezon nga 2 ndeshje, pasi ky takim që i përket javës së parë, është shtyrë dy herë, por mesa duket e treta do të jetë e vërteta.
Sfida e së mërkurës, fillimisht ishte planifikuar në orën 19:00, megjithatë është zhvendosur në orën 15:00, orar ky disi i pazakontë për një ndeshje futbolli në një stadium ku mund të luhet edhe me drita, duke marrë parasysh edhe temperaturat në Durrës, që priten të jenë relativisht të larta.
Megjithatë, rikthimi i Ligës së Kampioneve, nuk e lejon që ndeshja të zhvillohet në mbrëmje.
PANORAMASPORT.AL













