Vujnoviç ndjek rrugën e Pilotos, afrimi i bujshëm te Partizani përfundon në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2025 | 19:15

Vujnoviç ndjek rrugën e Pilotos, afrimi i bujshëm te Partizani përfundon në Kategorinë e Tretë

Nikola Vujnoviç ishte transferimi i bujshëm i Partizanit në limitet e merkatos së dimrit. Dhe pse u afrua duke pasur pritshmëri të lartë, aventura e 28-vjeçarit në Shqipëri nuk po shkon si duhet.

Screenshot 2025-03-03 131502

Mungesa e tij ra në sy, më 1 mars përballë Elbasanit, teksa kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 2-0. Vujnoviç nuk ishte i gatshëm as në stol për “demat”.

Në anën tjetër, Partizani B luajti dje në transfertën e Klosit. Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Tretë u fitua me rezultatin 0-3 nga kryeqytetasit.

Nga minuta e parë u aktivizua pikërisht Vujnoviç. Dhe pse është një transferim i rëndësishëm te Partizani, njësoj siç ishte Piloto në verë, Vujnoviç duket se po ndjek hapat e sulmuesit portugez që pati vlerë vetëm tek ekipi B.

Kujtojmë se Piloto u largua në janar duke u aktivizuar si zëvendësues në vetëm dy ndeshje të kampionatit dhe dy të Europës.

PANORAMASPORT.AL