Vora zhvendoset tek “Arena e Demave”, ja si paraqitet gjendja në stadiumin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2025 | 16:54

Vora zhvendoset tek “Arena e Demave”, ja si paraqitet gjendja në stadiumin e saj

Vora ka vendosur të zhvendoset nga stadiumi i Laçit tek “Arena e Demave”. Klubi i Superiores nuk e ka akoma gati stadiumin e tij dhe kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kampionatit. 

d4b15ad3-81d0-4f0b-b56c-a2d73eeba2e2

“Panorama Sport” iu sjell pamje se si paraqitet gjendja aktuale. Pritshmëritë janë që në fundin e nëntorit, Vora ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi. Sigurisht që këtu kanë ndikim edhe kushtet atmosferike.

Vora ka surprizuar me ecurinë deri tani. Pas shtatë javësh të luajtura, skuadra e Arjan Bellajt numëron 10 pikë. Kështu ka lënë pas Partizani, Tiranën, Bylisin dhe Flamurtarin.

Skuadra është e qartë për objektivin e këtij sezoni. Vora synon vetëm të mbetet në Superiore, ndërsa e ka edicionin e saj të parë historik në elitë.

ddde88b7-85f3-46d3-8d02-b12f2c1c58d2 fc80d7d8-eec4-4c82-9b7a-ae46943fda26

PANORAMASPORT.AL