Vora vuan dëmtimet, Karrica: E lamë pas humbjen, peng që nuk shënova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2025 | 22:17

Vora vuan dëmtimet, Karrica: E lamë pas humbjen, peng që nuk shënova

Skuadra e Vorës edhe pse nuk ja doli të merrte pikë në Shkodër kundër Vllaznisë, me lojën e saj tregoi se është një skuadër që ka pjekuri dhe qarkullon mjaft bukur topin, por gjithsesi ndjehet mungesa e njeriut gol, Manfredas Ruzgis, që edhe këtë javë në ndeshjen e shtëpisë kundër Egnatias, do të mbetet sërish jashtë fushës, ku ende po i nënshtrohet udhëzimeve të mjekëve të skuadrës, duke bërë një stërvitje të diferencuar.

vora

Por vorakët sërish nuk do të kenë edhe mesfushorin Françesko Hasaj që siç e kemi bërë me dije edhe më herët, ai pas operacionit po i nënshtrohet një terapie mjekësore dhe do të qëndrojë gjatë ndoshta deri në shkurt apo mars 2026.

Por, kjo skuadër po duket sikur dhe fatin nuk e ka me vete, pasi përveç se i zhvillon ndeshjet në Laç për shkak të punimeve në stadiumin “Vora”, atë po e ndjekin çdo javë në formë gangrene edhe dëmtimet e vazhdueshme, ku këtë javë e pësoi sulmuesi, Luis Felipe që u dëmtua në minutën e 52-të të takimit, duke lënë fushën në pamundësi për vazhdimin e lojës.

PËRGATITJET- Pasi të hënën u lanë pushim, lojtarët nga dje nisënn javën e re, anti Egnatia, me një analizë të ndeshjes kundër Vllaznisë dhe më pas zhvilluan seancën stërvitore. Kështu që analiza e ditës së djeshme kishte një përqendrim të trajnerit Bellaj në dy sektorë, ku ai po mendon se u ndjenë gabimet gjatë ndeshjes në Shkodër, siç janë vija sulmuese e paqartë dhe mbrojtja, sidomos në krahun ku vepronte Zuna, madje ai i tërhoqi dhe vëmendjen gjatë lojës.

Lidhur me takimin kundër Egnatias, sulmuesi majtë vorak, Bernard Karrica, gjakovari që u afrua këtë sezon nga Prishtina tek Vora do të shprehet se Vora do të rikthehet tek fitorja dhe se ai do të jetë zhbllokuesi për të realizuar golin me vlerë fitoreje.

KARRICA- “Në Shkodër luftuam shumë dhe qëllimi ishte të mos e takimin, por kundërshtari ishte mjaft i fortë dhe nuk na lente hapësira Brenda zonës, kështu që shpesh herë detyrohesha të godisja portën nga larg. Më mbeti peng ajo gjuajtja e minutës së fundit shtesë, që nuk hyri në rrjetë.

KARRICA

Tashmë ne duhet ta lejmë pas atë takim dhe ashtu siç veprojmë normalisht duke i marrë edhe ndeshjet një e nga një, ta harrojmë humbjen me Vllazninë dhe të përqendrohemi tek kundërshtari radhës, që janë kampionët në fuqi. Duke qenë me një gradë të tillë, sigurisht kjo na jep përgjegjësi dhe përkushtim maksimal, duke u fokusuar vetëm tek kjo përballje. Unë dëshiroj që ashtu siç shënova ndaj Tiranës, ti shënoj edhe Egnatias e ndoshta goli im mund të ketë edhe vlerën e fitores”.

PANORAMASPORT.AL