Vllaznia shpallet kampione e kadetëve
Për 3 ditë me radhë pallati i kulturës “Kavaljon” i qytetit të Kavajës përjetoi emocionet e një gare mjaft të fortë në kampionatin kombëtar të paratërinjve dhe të rinjve në boks. Në ditën e fundit, pra dje, u zhvilluan finalet ku Vllaznia ashtu siç pritej fitoi titullin kampion. Kryetari i bashkisë, Ervis Rroshi, u dorëzoi shkodranëve trofeun e kampionit, ndërsa Federata Shqiptare e Boksit nderoi kryebashkiakun Rroshi me titullin e “Mirënjohjes”. Në ceremoninë përmbyllëse pati edhe vlerësime të tjera për boksierë të veçantë, si më energjikun, teknikun dhe boksierin më “fair play”. Vlerësime merituan edhe organizatorët për masat e marra. Ky aktivitet u parapri edhe me një ceremoni të veçantë me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Boksit, ku morën pjesë veteranë boksi, kampionë e nënkampionë, të cilët gjithashtu u nderuan me tituj nga federata. Sipas drejtuesve të federatës, të 12 ekipet pjesëmarrëse dëshmuan një seriozitet dhe angazhim maksimal në kampionat.
Fituesit sipas peshave
Ardiol Jaze (Apolonia) 46 kg
Klevis Vrapi (Teuta) 48 kg
Edison Zaimi (Enea) 50 kg
Krenar Zeneli (Flamurtari) 52 kg
Rexhildo Zenelaj (Flamurtari) 54 kg
Ervin Muzhika (Enea) 57 kg
Man Cela (Teuta) 60 kg
Edmond Lecini (Besa) 63 kg
Erald Muja (Vllaznia) 66 kg
Ilir Pepaj (Vllaznia) 70 kg
Syrja Mariaj (Vllaznia) 75 kg
Andrea Derjaj (Besa) 80 kg
Jurgen Uldeda (Tirana) 84 kg
Renditja e përgjithshme
1. Vllaznia 23 pikë
2. Enea 22 pikë
3. Teuta 14 pikë
Boksieri më energjik
Rexhildo Zenelaj (Flamurtari)
Boksieri më teknik
Edison Zaimi (Enea)
Boksieri më “fair play”
Edmond Lecini (Besa)
F.Ferizaj













