Vllaznia sfidon Vorën, mungesa dhe dilema në formacion për Martinin
Vllaznia pritet me ndryshime në formacion përsa i përket ndeshjes së radhës në kampionat me Vorën. Kjo pasi shkodranët do të vuajnë disa mungesa për shkak dëmtimesh apo edhe lëndimesh të futbollistëve. Kështu e sigurt është se për 9 herë kampionët e vendit do mungojë Gurishta për shkak të ndëshkimit me karton të kuq pas 2 të verdhave ndaj Teutës dhe po ashtu Aron Jukaj.

Me këtë të fundit që vuan një dëmtim prej 10 ditësh dhe rikthimi i tij në fushë kërkon të paktën edhe 20 ditë. Ndërsa në dyshim mbetet situata për Kuros, Qaton dhe Bismark, me të tre futbollistët që vuajnë disa shqetësime fizike. Ku dy të parët kanë situata më serioze se sa sulmuesi ganez dhe për të tre pritet që një vendim më i saktë të merret në ditët në vijim. Për shkak të mungesës së Gurishtës, do ketë disa ndryshime në formacion për duelin e së dielës.
Ku patjetër zëvendësuesi i parë për 30-vjeçarin konsiderohet Aleksandër Kuros. Por, vetëm nëse mëngjarashi garanton në 100% të tijën, pasi te kuqeblutë nuk duan të rrezikojnë rreth gjendjes fizike të ish-futbollistit të Teutës. Por, nëse Kuros nuk do jetë i gatshëm për duelin ndaj Vorës, një opsion për mbrojtjen pritet të jetë edhe Ardit Krymi. Që do të “transferohej” nga mesfusha në prapavijë dhe vendin e tij në fushë do ta zinte më pas Dros.
Po ashtu opsione për mbrojtjen dhe zëvendësimin e Gurishtës janë edhe Sala e Pusi, me të dy futbollistët që patjetër presin shansin e tyre. Megjithatë ende asgjë nuk duket e vendosur për formacionin e shkodranëve pasi gjithçka do vendoset ndoshta në momentet e fundit para sfidës, duke parë edhe gjendjen fizike të disa elementëve të kuqebluve.
PANORAMASPORT.AL













