Postuar: Qershor 21, 2025 | 10:04
Vllaznia po e largon si të padëshiruar, klubi rival i Superiores përfiton menjëherë nga situata
E ardhmja e Serjan Repaj shfaqet larg Vllaznisë. Mbrojtësi 24-vjeçar nuk preferohet nga trajneri Martini, që në anën tjetër ka “blinduar” mbrojtjen me lojtarë që i njeh nga eksperiencat te Teuta.

Repaj ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, megjithatë nuk do të jetë pengesë për të mbyllur bashkëpunimin. Një klub nga Superiorja duket se po përfiton nga situata aktuale.
Vora ka shprehur interes për Repajn, i cili la Apoloninë këtë vit për t’ju bashkuar kuqebluve. Mbrojtësi i qendrës është produkt i akademisë së Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL













