“Vllaznia i vetmi ekip në Final Four që…”, Tefik Osmani: Takim me Idrizin për Flamurtarin? U thirra për deputet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 23:45

“Vllaznia i vetmi ekip në Final Four që…”, Tefik Osmani: Takim me Idrizin për Flamurtarin? U thirra për deputet

Vllaznia do të përballet me Dinamon në Final Four. Ndeshja do të marrë jetë më 4 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”.

bandicam 2025-04-29 12-50-50-499

Pas shortit, foli drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani:

Mendoj që duhet patur respekt, pothuajse në 36 javë të katërt skuadrat kanë qenë aty dhe janë me merita.

Normalisht të fitojmë titullin është qershia mbi tortë. E dimë ai qytet si e prit 1 titull ose sa vite ka. Jemi i vetmi ekip, që jemi pretendent ose kemi arritur në Final Four duke patur shumë elementë të rinj në skuadër. Po të bësh krahasimin, kemi marrë shumë risk dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Asnjë në skuadër nuk e ka një si Dodaj ose si portieri Aroni. Skuadra si Dinamo, Partizani dhe Egnatia kanë një grup me eksperiencë që kanë luajtur më shumë.

Marrëdhënia me presidentin Xhaferi? Kam dalë para disa ditësh dhe jam keqkuptuar. Jam pjesë e Vllaznisë, kam thënë kur nuk e bëj punën mirë, marr çantën dhe iki, nuk më mban kontrata. Me presidentin Xhaferi kam krijuar marrëdhënie si te Tirana me Halilin. Jam ai djali i madh që e di se 1 ditë do iki sepse prindërit i mban djali i vogël. Më bëhet qejfi që është afruar edhe Ardit Kraja që kam marrëdhënie si vëllai i madh me të voglin, jam më lirshëm kur flas sepse me prindërit mund të kursehesh pak. Me vëllain thua çdo gjë.

Takim me Sinan Idrizin? E kam takuar në kryeministri, nuk e di kryeministri e ka thirrur për aeroportin dhe stadiumin, kurse mua më ka thirrrur për të pranuar për deputet, por nuk e kam pranuar sepse kam dashur formacionin e sigurt. Duke ditur që nuk di ta luaj lojën e politikës, jo s’e kam patur frikë rivalitetin, mbase mund të jetë mërzitur por kjo ka qenë zgjedhja ime.

Duhen respektuar të gjithë presidentët. Arditi është afruar si mik i ngushtë i presidentit Xhaferi. Aq më tepër është tifoz, ka qenë afër klubit Vllaznia. Nuk mendoj që ka patur apo ka probleme te financat.

Çdo ndeshje ka ato të vetat, po të bësh krahasim para 3 ditëve në gjysmëfinale ishte Vllaznia që dominoi si në lojë dhe rezultat, pastaj Dinamo. Jemi ndeshur shumë herë, por do jetë tjetër ndeshje.

Puna e drejtorit e kuptoj që duhet të formojë një ekip dhe të jetë brenda objektivave. Nuk ka drejtor që thotë do fitoj titullin ose Kupën. Mendoj kam qenë brenda objektivave që kam folur që në fillim, kur kam shkuar te Vllaznia dhe ndihem mirë. Po ta mbani mend kam shkuar në një nëntor ku Vllaznia ishte në vendin e tetë, nuk flitej në situatë si tani. Tema e mirënjohjes këtu pothuajse është zhdukur, shumë njerëz nuk e përdorin mirënjohjen, sado të mira të bësh, e kanë zhdukur. Unë jam nga ato që në rast se largqoftë nuk arrihet titulli kampion, vendos presidenti”, u shpreh Osmani.

PANORAMASPORT.AL