Postuar: Maj 4, 2025 | 18:25
Vllaznia dhe Dinamo kërkojnë finalen e madhe, FSHF cakton gjyqtarët për ndeshjen e Final Four
Eldorjan Hamiti është caktuar gjyqtar kryesor për ndeshjen Vllaznia-Dinamo. Kjo sfidë ka vlerë për gjysmëfinalen e Final Four dhe do të nisë në orën 20:00.

Hamiti ka stemën e FIFA-s dhe në VAR janë po ashtu janë gjyqtarë të FIFA-s. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën dhe Florjan Latën.
Vllaznia e luan këtë ndeshje në “Arena Kombëtare” me avantazhin e barazimit. Dinamos i bën punë vetëm fitorja për të shkuar në finalen e madhe.
GJYQTARËT E NDESHJES VLLAZNIA-DINAMO
Gjyqtar kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistentë: Erind Burgu, Xhuljo Mani
Gjyqtar i katërt: Kreshnik Cjapi
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Florjan Lata
PANORAMASPORT.AL













