Vinicius si asnjëherë më parë, braziliani shkoi të interesohej për “problemet” e rivalit të Barcelonës
Sulmuesi brazilian Vinicius ka qenë protagonist i “El Clasico” ndaj Barcelonës me një lojë mjaft të mirë, ndërsa ia doli edhe të shënonte një gol. Por ajo që po qarkullon në rrjet është gjesti i sulmuesit të Realit në fundin e pjesës së parë të ndeshjes se Superkupës së Spanjës.

Kur lojtarët po dilnin nga fusha, Vinicius pa mbrojtësin e Barcelonës, Arauho. Dhe në vend që të shkonte direkt në dhomat e zhveshjes, ai u ndal për pak çaste me kundërshtarin e tij, me të cilin ka zhvilluar duele të shumta, duke e pyetur për situatën që po kalonte.
Arauho ishte shkëputur disa javë nga fushat e lojës për shkak të problemeve mendore si pasojë e trysnisë nën të cilën gjendej te kalatanasit. Ndaj edhe Vinicius është ndalur për të mësuar më shumë për futbollistin, duke lënë pas rivalitetin e ndezur mes dy skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













