VIDEO/ Vllaznia dhe Kukësi argëtohen në miqësore, 7 gola në “Loro Boriçi” për të përgatitur sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2025 | 21:21

VIDEO/ Vllaznia dhe Kukësi argëtohen në miqësore, 7 gola në “Loro Boriçi” për të përgatitur sezonin e ri

Vllaznia dhe Kukësi kanë zhvilluar sot një miqësore përgatitore në “Loro Boriçi” për të parë gjendjen e futbollistëve në dispozicion në radhët e të dy ekipeve. Një ndeshje e cila ka dhuruar 7 gola, pasi ka përfunduar me shifrat 4-3.

vllaznia

Shkdoranët gjetën shpejt avantazhin me Salën, por ishte Bespalla ai i cili barazoi shifrat për verilindorët. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të kuqebluve pasi Qato gjeti rrugën e rrjetës për ekipin e drejtuar nga Edi Martini.

Jago çoi shifrat në 3-1 për vendasit sapo filloi pjesa e dytë, ndërsa Birçaj shkurtoi shifrat në 3-2. Golat e Mensah nga një anë dhe Fejzajt në tjetrën, vulosën fitoren 4-3 të Vllaznisë në këtë duel miqësor.

SHIH VIDEO1 VIDEO2

PANORAMASPORT.AL