VIDEO/ Tetë minuta kaos pas penalltisë me VAR për Tiranën, presidenti Kapllanaj i kërkon Bylisit të tërhiqet nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2025 | 19:40

VIDEO/ Tetë minuta kaos pas penalltisë me VAR për Tiranën, presidenti Kapllanaj i kërkon Bylisit të tërhiqet nga fusha

Momente kaosi shoqëruan ndeshjen mes Tiranës dhe Bylisit. Presidenti Besnik Kapllanaj i ka kërkuar lojtarëve të dalin, pas penalltisë nga gjyqtari Koçi në favor të Tiranës. Sfida ishte në minutën e 68-t

Screenshot 2025-03-26 193903

Ishte minuta e 67-të, kur Koçi u thirr nga VAR. Vendimi i tij në fushë, pasi kishte akorduar fillimisht faull në favor të Bylisit, ndryshoi.

Në këtë moment, Kapllanaj nga tribuna e “Arena Kombëtare” kërkoi tërheqjen e skuadrës. Një formë proteste që zgjati rreth 5 minuta.

Skuadra vendosi të rikthehet në fushë dhe Zharmuni te Tirana e ktheu penalltinë në gol për të përmbysur rezultatin.

Ndërprerja e ndeshjes për shkak të tërheqjes së skuadrës së Bylisit: (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL