VIDEO/ Skandali në Vlorë, Flamurtari publikon pamjet e reja dhe reagon për herë të parë: Akte dhune nga Teuta
Flamurtari ka reaguar për herë të parë për skandalin në Vlorë ku tifozët u futën në fushën e blertë.

Kuqezinjtë janë distancuar duke marrë përsipër përgjegjësitë e organizimit. Në të njëjtën kohë fton Teutën që të mos abuzojë, ptë fokusohet te futbolli i pastër dhe pa ndërhyrje të treta.
Po ashtu Flamurtari akuzon Teutën për dhunë dhe sjellje jo sportive. Për këtë ka ndarë pamje.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Duke u distancuar nga ngjarja dhe duke marrë përsipër përgjegjësitë e organizimit të garës, ftojmë Klubin e Teutës të mos abuzojë me këtë situatë dhe të fokusohet te futbolli i pastër në fushë, i luajtur nga futbollistët si një shfaqje për spektatorët, pa ndërhyrje të treta nga jashtë.
Për këtë arsye, vëmë në dispozicion një pjesë të akteve të dhunës të ushtruara nga lojtarët dhe stafi i Teutës, si edhe sjelljet jo sportive të evidentuara gjatë kësaj ndeshjeje”.
PANORAMASPORT.AL













