VIDEO/ Sjellja e turpshme e Mbape hap diskutime, ylli francez nuk lejoi shokët e skuadrës të nderonin rivalët e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2026 | 23:57

VIDEO/ Sjellja e turpshme e Mbape hap diskutime, ylli francez nuk lejoi shokët e skuadrës të nderonin rivalët e Barcelonës

Kilian Mbape nuk ka mundur të bëhet protagonist në fushën e lojës në ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës në Superkupën e Spanjës, por është bërë pas saj. Një veprim i sulmuesit francez po hap shumë diskutime në rrjet.

sdfsdfsdfsdf

Kur nisi ceremonia e medaljeve, lojtarët e Barcelonës u rreshtuan dhe bënë “tunelin” për futbollistët e Realit që kaluan dhe morën ato të vendit të dytë. Më pas, disa lojtarë madrilenë u bënë gati që t’i kthenin “respektin” lojtarëve katalanas.

Por Mbape u pa qartë teksa udhëzonte shokët e ekipit që të largoheshin, duke mos i lënë ata që të bënin të njëjtin nderim ndaj fituesve të ndeshjes. Një sjellje e turpshme e futbollistit duke pasur parasysh se vetëm pak çaste më parë kishte kaluar ai mes duartrokitjeve të rivaleve.

PANORAMASPORT.AL