Postuar: Mars 13, 2026 | 20:43
VIDEO/ Situatë kaotike para syve të Armand Dukës, Egnatia braktis ndeshjen! Xhemajli dhe Tetova përjashtohen me karton të kuq
Një situatë kaotike u regjistrua në minutën e 71-të, në duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë, ku i pranishëm është edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka. Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Xhemajli, pas një dueli me Bekim Balajn. Ky moment solli nervozizëm, teksa Egnatia braktisi fushën për disa momente.

Lata shkon në monitorin e VAR-it, për të parë momentin, ndërkohë që i qëndroi vendimit të tij, duke konfirmuar kartonin e kuq për mbrojtësin e skuadrës rrogozhinase. Kjo situatë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes stafeve dhe futbollistëve. E pëson edhe trajneri Tetova që ndëshkohet me karton të kuq. Egnatia rikthehet në fushë pas afro 7 minutash proteste.
PANORAMASPORT.AL













