Postuar: Mars 26, 2025 | 23:59
VIDEO/ Situatë e vështirë te Tirana, tifozët bardheblu tentojnë të futen në fushë
Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e duelit mes Tiranës dhe Bylisit të luajtën në “Arenën Kombëtare” që përfundoi në barazim 2 me 2.

FOTO: F. Hazisllari
Të zhgënjyer nga ecuria dhe performanca e ekipit të tyre, tifozët bardheblu, i kanë kërkuar llogari ekipit për gjendjen në kampionat, duke ditur se skuadra bardheblu ka 32 pikë në 31 ndeshje dhe lufton për mbijetesë teksa tentuan të futen në fushë.

FOTO: F. Hazisllari
U desh ndërhyrja e policisë për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Për më tepër shikoni pamjet:
VIDEO E PUBLIKUAR NGA GAZETARI MANTHO PROKOPI
PANORAMASPORT.AL













