VIDEO/ Rasti i paprecedentë tek Egnatia, presidenti Demrozi zbret në fushë! Një përgatitës atletik merr vendin e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2026 | 18:44

VIDEO/ Rasti i paprecedentë tek Egnatia, presidenti Demrozi zbret në fushë! Një përgatitës atletik merr vendin e Tetovës

Egnatia përballet sot me një situatë të paprecedentë, ndërsa luan përballë Elbasanit. Disiplina vendosi të dënojë gjithë stafin e kampionëve, pas tërheqjes për disa minuta të ekipit ndaj Vllaznisë.

Screenshot 2026-03-20 184359

Sot në “Elbasan Arena” ka rënë në sy, që presidenti Agim Demrozi zbriti për të ndjekur nxemjen e ekipit. Në anën tjetër rrogozhinasit kanë vendosur që asnjë trajner, të mos i përfaqësojë.

Përgatitësi atletik, Andri Babaj, do shërbejë si urë lidhëse me pjesën e stafit të Egnatias. Egnatias po ashtu i mungon kapiteni Albano Aleksi, që është i dënuar nga Disiplina.

Pamje nga “Elbasan Arena”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL