VIDEO/ Plas në prag të finales së Champions, tifozët e Arsenalit sulmohen nga huliganët e PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 8:54

VIDEO/ Plas në prag të finales së Champions, tifozët e Arsenalit sulmohen nga huliganët e PSG

Sot(30 maj) do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve. Një ndeshje historike, pasi për herë të parë vendosen përballë PSG dhe Arsenal. Ky takim do të nisë në orën 18:00, ndërsa në prag janë regjistruar përplasje të dhunshme mes tifozëve.

Screenshot 2026-05-30 085412

Rreth 30 huliganë nga PSG sulmuan një bazë me 30 tifozë të Arsenalit. Francezët raportohen “fitimtarët” e kësaj përplasje në rrugët e Budapestit.

Finalet europiane gjithmonë sjellin përplasje të tilla. Kjo për shkak të huliganëve që përfitojnë nga rasti për të udhëtuar.

PSG konsiderohet paksa më favorit për të fituar trofeun e dytë radhazi nën drejtimin e Luis Enrikes. Arsenali i Mikel Artetës kërkon të jetë surpriza.

Përplasjet: (VIDEO

PANORAMASPORT.AL