VIDEO/ Partizani-Elbasani vazhdon edhe pas ndeshjes, përplasje mes lojtarëve dhe stafit në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 22:51

VIDEO/ Partizani-Elbasani vazhdon edhe pas ndeshjes, përplasje mes lojtarëve dhe stafit në Tiranë

Sfida mes Partizanit dhe Elbasanit prodhoi katër gola ku të dyja ekipet ndanë pikët. Tensioni ishte i pranishëm që në fillim, ndërsa vazhdoi edhe pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Hamiti.

Screenshot 2026-01-31 185011

Stafet u përfshinë në përplasjen mes lojtarëve. Për këtë Hamiti i tregoi një karton të verdhë Elvis Kotorrit.

Elbasani i bashkohet Vllaznisë dhe Egnatias në krye, por me një ndeshje më tepër për të luajtur. Partizani me 27 pikë e shikon veten 12 pikë larg ekipeve të kreut.

Përplasja mes stafeve dhe lojtarëve: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL