VIDEO/ Një ish ndihmon Egnatian për fitoren e parë, kampionët marrin tre pikët ndaj Bylisit
Egnatia ka siguruar sot fitoren e parë në këtë kampionat, teksa ka fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë Bylisit në transfertë.

Në një ndeshje shumë të luftuar, rrogozhinasit kishin mundësinë të gjenin avantazhin që pjesën e parë, por Ndreca gaboi 11-metërsh. Megjithatë, ata ia dolën në të dytën të shënonim me Ruçin dhe ai gol u mjaftoi më pas për të marrë tre pikët e plota nga kjo transfertë e për t’iu gëzuar suksesit të parë të këtij edicioni.
BYLIS 0-1 EGNATIA
56′ Ruçi
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias
90’+5’ Xhemajli ndëshkohet me të verdhë.
90’+3’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Kamara i cili gjuan në qendër të zonës, por sheh sferën të shkojë jashtë. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Bakajoko ndëshkohet me karton të verdhë.
87’ Selmani i lë vendin në fushë Alijev në radhët e Egnatias.
84’ Probleme për Dajsinanin, i cili kërkon ndihmën e stafit mjekësor.
84’ Edhe Leo Melo ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.
83’ Rabiu merr vendin e Koxhi te skuadra e Bylisit në minutat e fundit të ndeshjes.
78’ Pas një goditje këndi, Aleksi tenton diçka të pamundur nga distanca, duke fluturuar sferën mbi portë. (VIDEO)
75’ Ofori dhe Indio Oliveira hyjnë në fushë në vend të Malomo dhe Përgjonit në radhët e Bylisit.
73’ Jahaja niset me shpejtësi në të majtën në zonën e Bylisit, por më pas nuk ia del të pasojë në qendër dhe sfera shkon në këndore.
72’ Bakajoko dhe Jahaja marrin vendin e Buriç dhe Ruçit në radhët e Egnatias.
66’ Harkim nga e djathta në zonë ku Ndreca gjuan me kokë por sheh topin të përplaset në traversë e përfundojë jashtë. (VIDEO)
62’ Kundërsulm i shpejtë i Kamara nga e djathta, Aleksi me kokë shmang një moment të rrezikshëm pas harkimit të tij.
60’ Fernando dhe Leo Melo hyjnë në fushë në vend të Albaneze dhe Kryeziut në radhët e Egnatias.
56’ GOOOL EGNATIA! Buriç shfaqet para portës por ndalet nga Vashu, sfera shkon te Ruçi i cili shmang portierin dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)
55’ Karton i verdhë edhe për Kryeziun e Egnatias.
55’ Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë për një mbajtje të kundërshtarit.
48’ Një keqkuptim mes Markut dhe portierit thuajse sjell një gol për skuadrën e Egnatias. (VIDEO)
46’ Abubakar dhe Koita hyjnë në fushë në vend të Bruno dhe Mustafa në radhët e Bylisit në fillimin e pjesës së dytë .
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë pa gola.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
40′ Ndreca i pason topin Alesandros, ky i fundit e gjuan shumë thellë në zonë dhe askush nuk mund ta arrijë. (VIDEO)
37′ Ndreca gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
28′ Buriç ndëshkohet me karton të verdhë.
18′ Mustafa nuk e shënjestron si duhet portën dhe e dërgon topin mbi kuadrat. (VIDEO)
17′ Ualison dërgon një top në zonë dhe gjen Malomon, ky i fundit tenton të gjuajë por sfera i largohet nga Aleksi. (VIDEO)
9′ Minuta të qeta nga skuadrat, topi qarkullohet në mesfushë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Vachoux, Përndreca, Bruno, Marku, Kane, Malomo, Abazaj, Përgjoni, Ualison, Mustafa, Koxhi
Trajner: Mirel Josa
EGNATIA: Dajsinani, Ndreca, Xhemajli, Sota, Serrano, Aleksi, Kryeziu, Selmani, Ruçi, Alesandro, Buriç
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













