Postuar: Mars 28, 2026 | 17:08
VIDEO/ Nga rikthimi i Kekos te supergoli i Sidibes, Partizani shpërndan pamjet ndaj Laçit
Partizani sfidoi dje Laçin në një miqësore te stadiumi “Arena e Demave”. Të kuqtë bënë mjaft mirë, duke fituar 3 me 0 në shtëpi.

Në pjesën e parë ishte Albers Keko që shënoi. Sulmuesi i Partizanit e pati ndeshjen e parë, pas rikthimit nga dëmtimi.
Seku Sidibe, që është zbulimi i Partizanit në merkaton e dimrit, realizoi në fraksionin e dytë. Ishte një supergol nga ana e sulmuesit anësor.
Për të vulosur fatin e takimit mendoi Besar Gudjufi, që gjeti golin në minutat e fundit. I gjithë fokusi mbetet te ndeshja me Vllazninë për javën 30 të Abissnet Superiore.
Goli i Kekos: (VIDEO)
Goli i Sidibes: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













