VIDEO/ Ndeshje me drithërima deri në fund, Dinamo del nga kriza me fitoren në derbi përballë Tiranës
Dinamo u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat, duke dalë nga kriza në një ndeshje të rëndësishme edhe për moralin për blutë, derbin përballë Tiranës, të cilën e ka mundur me shifrat 2-1.

Sfida ka qenë e luftuar, sidomos në pjesën e parë të saj, me raste nga të dy ekipet. Por ishte Dinamo që kishte rastet më të mira dhe siguroi shpejt avantazhin me Guadiabi, duk i dhënë një goditje bardhebluve që vonuan të reagonin.
Goli i dytë i Vilës në startin e pjesës së dytë, u duk sikur mbylli ndeshjen. Por bardheblutë shkurtuan shpejt diferencën me penallti dhe u hodhën në kërkim të golit deri në minutat e fundit të sfidës, pa e gjetur atë dhe duke parë Dinamon të festonte një fitore të rëndësishme në derbi jo vetëm për tre pikët.
TIRANA-DINAMO 1-2
57′ (p) Patsatsia / 24′ Gudiabi, 53′ Vila
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Dinamos.
90’+1’ Abah merr vendin e Vera në radhët e Tiranës.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
89’ Beqja gjuan nga jashtë zonës, sfera klon mbi traversë.
88’ Soler ia del të rrotullohet e të gjuajë në zonë nga e djathta, pa shenjëstruar portën. (VIDEO)
85’ Qardaku ekzekuton një goditje dënimi, topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon jashtë.
82’ Soler ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Qardakut.
78’ Teikseira merr vendin e Bregut në radhët e Dinamos.
77’ Një harkim nga e majta gjen Taren, por gjuajtja e tij me kokë është e gabuar. (VIDEO)
72’ Vila ndëshkohet me karton të verdhë.
70’ Ferruku, Meksi dhe Qardaku hyjnë në fushë në vend të Nanit, Maliqit e Karamba në radhët e Dinamos.
66’ Haxhiu nga e djathta lëshon një gjuajtje-kros që devijohet nga Teqja dhe shkon jashtë pa u devijuar nga asnjë nga bardheblutë. (VIDEO)
63’ Falaje ka hapësirë për të gjuajtur nga e majta, por gjen përgjigjen e Teqjes i cili devijon sferën në këndore. (VIDEO)
61’ Falaje, Paradinjo dhe Vogli hyjnë në fushë në vend të Rafael, Fernandez dhe Patsatsia në radhët e Tiranës.
57’ GOOOL Tirana! Shënon Patsatsia me penallti. (VIDEO)
56’ Penallti për Tiranën! Dita ndal me dorë një gjuajtje të Tabeku nga e djathta dhe gjyqtaria Xhaja nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
53’ GOOOL DINAMO! Aksion i shpejtë i bluve me Nani i cili harkon në zonë ku Vila me kokë shënon qetësisht në portën e Tafas. (VIDEO)
50’ Vera ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Karamba.
49’ Tabeku hyn në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij e fortë devijohet instinktivisht nga Teqja në këndore. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Taren në fushë në vend të Mensah të dëmtuar në fundin e pjesës së parë.
45’+4’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Dinamos.
45’+1’ Pas një harkimi nga e majta e sulmit, Beqja me kokë gjuan por sfera përplaset në tokë dhe pastaj përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Lorran driblon dy kundërshtarë, por pastaj ndalet në mënyrë të parregullt nga Lleshi i cili ndëshkohet me të verdhë.
42’ Bregu futet në zonë nga e djathta, pasimi i tij gjen Vilën por devijimi i sulmuesit nuk është i duhuri dhe sfera shkon jashtë.
40’ Beqja ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
38’ Gudiabi i dëmtuar i lë vendin në fushë Beqjes te Dinamo.
36’ Tabeku nga e djathta nis një pasim në qendër për Mensah i cili devijon dhe përplaset me Teqjen. Gjyqtari jep një faull në sulm, ndërsa bardheblutë pretendonin për penallti. (VIDEO)
32’ Mundohet të rrezikojë Tirana me një gjuajtje nga e djathta të Rafael, e cila devijohet nga Dita në këndore.
24’ GOOOL DINAMO! Pas një goditje nga këndi të Bregut, Gudiabi me kokë gjen golin e avantazhit. (VIDEO)
22’ Nani niset mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër nuk shkon në destinacion pasi ndalet nga mbrojtja dhe blutë fitojnë një goditje këndi.
15’ Mundësi e artë për Tiranën me Haxhiun i cili pason për Patsatsia. Gjuajtja e këtij të fundit detyron Teqjen të bëjë një fluturim spektakolar për të shmangur golin. (VIDEO)
12’ Tabeku niset në të djathtën, por më pas kapet në pozicion jashtë loje nga prapavija bardheblu.
6’ Harkim në zonë për Vilën i cili gjuan me kokë, por gjen vetëm traversën e portës së Tafas. (VIDEO)
4’ Fernandez niset nga e majta, në fundore lëshon një gjuajtje të cilën Teqja e devijon në këndore. (VIDEO)
1′ Nis dueli në “Selman Stërmasi”
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Soler, Lleshi, Valerianos, Haxhiu, Rafa, Fernandez, Patsatsia, Tabeku, Mensah.
Trajner: Roberto Bordin
DINAMO: Teqja, Maliqi, Dita, Aliji, Lorran, Qefalija, Gudiabi, Karamba, Bregu, Nani, Vila.
Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL













