VIDEO/ Ndeshje e çmendur mes Partizanit dhe Elbasanit. Mbyllet me katër gola, një penallti të humbur, një të kuq dhe një kolaps në fushë
Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.

Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë. Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.
Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli. Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.
PARTIZANI-ELBASANI 2-2
41′ Skuka, 65′ Isgandarli / 21′, 90’+1′ Lajthia
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.
90’+1’ GOOOL ELBASANI! Pasa një goditje këndi, Lajthia gjen devijimin e duhur dhe mposht Qirkon. (VIDEO)
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
89’ Rifillon sfida me Mehmetin në vend të Sembene.
89’ Futbollisti është përmendur dhe tashmë kërkohet transporti i tij në spital me ambulancë për të kontrolluar gjendjen. (VIDEO)
85’ Momente paniku në fushë pasi Sembene rrëzohet pa ndjenja në fushë. Ndërpritet ndeshja dhe hyn në fushë ambulanca. (VIDEO)
83’ Fadairo ka mundësinë të lërë menjëherë gjurmë me një gjuajtje të befasishme por çon sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
80’ Buxhelaj dëmtohet gjatë aksionit të mëparshëm dhe lë fushën me barrelë. Në vend të tij hyn në fushë Murataj.
77’ Një harkim nga e majta e sulmit të Elbasanit gjen Bunjakun në shtyllën e dytë, por goditja me kokë e sulmuesit shkon jashtë. (VIDEO)
75’ Hamiti nuk jep faull për një ndërhyrje të Lilës ndaj Tomës, por akordon një të tillë në favor të Lajthisë për një ndërhyrje të ngjashme të Bytyçit. (VIDEO)
74’ Skuka merr të verdhë për vonesa në momentin e zëvendësimit.
73’ Isgandarli dhe Skuka i lënë vendin në fushë Fadairos dhe Tomës në radhët e Partizanit.
72’ Lleshi, Bunjaku dhe Ibraimi hyjnë në fushë në vend të Tsague, A. Kasës dhe Abas në radhët e Elbasanit.
66’ Isgandarli mbetet në tokë pasi është goditur me sende nga tifozët e Elbasanit.
65’ GOOOL PARTIZANI! Sidibe nga e djathta lëshon një harkim në shtyllën e dytë ku Isgandarli gjuan dhe mposht Totoshin. (VIDEO)
64’ Buxhelaj përsëri nga e majta gjen Skukën, kapiteni i të kuqve rrotullohet e gjuan në mënyrë të gabuar.
63’ Sidibe hyn në zonë dhe lëshon një gjuajtje të befasishme e cila devijohet jashtë.
60’ Buxhelaj nga e majta harkon për Skukën i cili gjuan me kokë duke çuar sferën jashtë portës së Totoshit. (VIDEO)
57’ Azemoviç i lë vendin në fushë Lulajt në radhët e Elbasanit.
56’ Skuka nga e djathta lëshon një gjuajtje të fortë, Totoshi devijon në këndore. (VIDEO)
53′ Hjumën ndëshkohet me të verdhë pas ndalimit në mënyrë të parregullt të një kundërsulmi.
52’ Sidibe harkon një goditje këndi, Sembene devijon por sfera bllokohet nga Tsague i cili spastron zonën.
48’ Një harkim nga e djathta drejt zonës së Elbasanit gjen Kontreras i cili devijon me kokë, pa shënjestruar dot portën. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Kontreras në vend të Qakës në radhët e Partizanit.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45’+2’ Olberkis ndëshkohet me të verdhë pas protestave ndaj Hamitit.
45’+1’ Kola nga e djathta harkon përsëri rrezikshëm në zonë, Totoshi del e mbërthen sferën.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
44’ Tjetër përplasje mes Qakës dhe Abas, Hamiti tregon përsëri kartonin e verdhë për të dy lojtarët. (VIDEO)
41’ GOOOL PARTIZANI! Kola nga e djathta përsëri pason në shtyllën e parë ku Skuka devijon saktësisht dhe gjen barazimin. (VIDEO)
39’ Kola del mirë në fundore në të djathtën, harkimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja.
35’ Gjuan penalltinë Tsague, por fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)
33’ Penallti për Elbasanin! Pas një harkimi në zonë, Skuka godet Tsague dhe Hamiti nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
31’ Buxhelaj harkon rrezikshëm nga e majta, Hjumën devijon por Totoshi mbërthen sferën. (VIDEO)
29’ Goditje dënimi thuajse perfekte e Skukës, i ndalur nga Totoshi me një grushtim spektakolar. (VIDEO)
28’ Portieri Totoshi hyn në fushë në vend të Diallo në radhët e Elbasanit.
24’ Hjumën del në sulm dhe niset drejt portës, Janaçek del nga zona dhe e ndal në mënyrë të gabuar. Hamiti nuk heziton dhe i tregon kartonin e kuq portierit te Elbasanit. (VIDEO)
21’ GOOOL ELBASANI! Një harkim nga e majta gjen Lajthinë i cili gjuan me kokë, godet shtyllën, por pastaj përfiton nga topi i kthyer për të çuar sferën në rrjetë me Qirkon e mposhtur. (VIDEO)
17’ Një harkim në zonë nxjerr Sidibe para portës, Janaçek zgjidh gjithçka me një grushtim. (VIDEO)
16’ Ka tension mes Buxhelajt dhe Diallo, Hamiti e zgjidh duke i treguar të dyve kartonin e verdhë. (VIDEO)
13’-14’ Kasa ekzekuton dy goditje këndi radhazi nga e majta e sulmit verdheblu, ka pak panik në zonën e të kuqve të cilët në fund ia dalin të ndalin sulmin e miqve.
11’ Pas një tjetër goditje këndi të Partizanit, vjen një gjuajtje me kokë, por me Jançek të vëmendshëm i cili kontrollon.
9’ Ismaili nis një top të gjatë drejt Skukës i cili shmang Janaçek dhe pason në qendër për Isgandarli, por mbrojtja e verdhebluve largon sferën. (VIDEO)
6’ Gjuajtje e fortë e Skukës nga jashtë zonës, sfera grushtohet me vështirësi nga Janaçek. (VIDEO)
3’ Elbasanasit pretendojnë për prekje topi me dorë të Sidibe në zonë, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
2’ Kasa nga e djathta nis topin në qendër, Sembene largon sferën në këndore. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
Partizani: Qirko; Buxhelaj, Sembene, Bytyçi, Kola, Hjumen, Ismaili, Qaka, Isgandarli, Skuka, Sidibe
Trajner: Oltijon Kërnaja
Elbasani: Janaçek; Olberkis, Azemoviç, Lila, K. Kasa, A. Kasa, Manellari, Lajthia, Ibrahim, Tsage, Diallo
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













