VIDEO/ Natë magjike në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton me përmbysje përballë islandezëve dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2025 | 23:48

VIDEO/ Natë magjike në “Loro Boriçi”, Vllaznia fiton me përmbysje përballë islandezëve dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Vllaznia ka marrë një fitore emocionuese me përmbysje në “Loro Boriçi” përballë Vikingur të Islandës, duke hedhur një hap drejt kalimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2025-07-24 22-03-14-341

Shkodranët treguan se kërkonin me çdo kusht një fitore përballë publikut të shumtë që kishte mbushur shkallët e stadiumit, por pas një starti të vrullshëm, ata u goditën shpejt nga një gjuajtje me kokë e Gunarson që i dha avantazhin Vikingur. Ky i fundit krijoi edhe raste të tjera përballë Jukajt, por pa gjetur përsëri portën shkodrane në pjesën e parë.

Lëvizjet e Martinit në fraksionin e dytë të lojës bënë punë, edhe pse fillimisht ishin miqtë të cilët rrezikuan përsëri. Bajrami gjeti barazimin pas një goditje këndi e më pas ishte Mala i cili me një gjuajtje të devijuar përmbysi plotësisht rezultatin në favor të shkodranëve.

Kuqeblutë ia dolën të administronin rezultatin dhe të merrnin një fitore që i jep shpresë për kalimin në turin tjetër të këtij kompeticioni.

VLLAZNIA-VIKINGUR 2-1
67′ Bajrami, 75′ Mala / 10′ Gunarson

KOMENTI LIVE:

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.

90’+4’ Tentativa radhazi të miqve, në fund Agnarson nuk gjen portën e Jukajt. (VIDEO)

90’ Jepen 9 minuta shtesë.

87’ Torkelson shkakton faull të rëndë ndaj Gurishtës dhe ndëshkohet me të verdhë. Por të verdha marrin edhe Martini e Pohls në stol për protesta. (VIDEO)

86’ Jago ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

85’ Bismark i lë vendin Delajt në radhët e Vllaznisë.

79’ Mala i lë vendin në fushë Mensah në radhët e Vllaznisë.

78’ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

75’ GOOOL VLLAZNIA! Tjetër zbritje e shpejtë e shkodranëve, këtë herë me Malën i cili nga jashtë zonës gjen gjuajtjen që çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

73’ Kundërsulm i shpejtë i shkodranëve me Bismark, gjuajtja e tij në hyrje të zonës ndalet nga portieri i miqve. (VIDEO)

67’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi nga këndi të Malës, Bajrami me kokë mposht portierin kundërshtar. (VIDEO)

65’ Balaj nga e djathta pason në qendër, Tafili lë topin për Malën i cili nuk ia del të devijojë para portës mike. (VIDEO)

63’ Kuros del në sulm dhe pason për Balajn i cili rrotullohet dhe provon me të majtën, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën. (VIDEO)

58’ Shkodranët mundohen të krijojnë, por Vikingur tashmë përpiqet të mbajë sa më shumë topin për të administruar minutat.

53’ Harkim në zonën islandeze, Balaj nuk ia del të devijojë por Gjini po, duke gjetur përgjigjen e portierit. Mbrojtësi sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

50’ Top në thellësi për Malën, i cili nuk ia del të devijojë para portierit kundërshtar. (VIDEO)

49’ Traversa shpëton shkodranët, pasi një gjuajtje e Gudjonson mposht Jukajn, por për fat nuk përfundon në rrjetë. (VIDEO)

46’ Vllaznia hedh në fushë Bajramin dhe Tafilin në startin e pjesës së dytë, duke larguar Salën dhe Krujën.

45’+2’ Mbyllet me shifrat 1-0 për Vikingur pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Mala rrëzohet në zonë mes protestave të shkodranëve. Aksioni vazhdon dhe nga ana tjetër është Ignimundarson i cili për fat nuk gjen portën e Jukajt pas një kundërsulmi. (VIDEO)

41’ Tjetër tentativë e Malës, përsëri pa shënjestrën e duhur për të gjetur portën.

37’ Ingimundarson ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Krujës.

29’ Gudjonson nga e majta harkon në zonë, topi shkon direkt në duart e Jukajt.

26’ Krymi shmang një gjuajtje në portë, duke ndërhyrë në këmbët e Gudjonson. (VIDEO)

24’ Mala tenton të gjejë barazimin me gjuajtjen e tij nga jashtë zonës, por nuk shenjestron katërkëndoirin. (VIDEO)

21’ Harkim perfekt i Krujës në goditje dënimi, Gjini me kokë vë në provë portierin e miqve.  (VIDEO)

18’ Kundërzbritje e shpejtë e miqve, me Gudjonson i cili nuk gjen portën para Jukajt. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

14’ Mundohet të reagojë Vllaznia, por pa krijuar aksione të rrezikshme si në minutat e parë.

10’ Goditje e rëndë për shkodranët! Pas një goditje këndi, Gunarson gjuan me kokë dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

6’ Në vijimin e goditjes nga këndi është përsëri Krymi i cili gjuan pa gjetur portën e islandezëve.

5’ Krosim interesant në qendër i Krujës, Bismark kontrollon dhe gjuan duke venë në provë portierin kundërshtar. (VIDEO)

4’ Gjuajtje me kokë në qendër të mbrojtjes së Vllaznisë, Jukaj pret në pozicion.

2’ Krymi sheh hapësirë për të gjuajtur dhe tenton, pa gjetur portën e miqve. (VIDEO)

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës shkodrane.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark

Trajner: Edi Martinaj;

Vikingur: Xhonson; Gudjonson, Thorkelson, Ekroth, Ibrahimagiç, Gunarson; Sigurdson, Hafsteinson, Ingimundarson, Agnarson; Hansen

Trajner: Solvi Xhonson

Screenshot 2025-07-24 191717 

PANORAMASPORT.AL