VIDEO/ Momenti komik që u shpëtoi tifozëve gjatë derbit Partizani-Tirana, si portieri tërhoqi zvarrë shokun e skuadrës
Derbi i kryeqytetit i dha Tiranës fitoren e parë këtë sezon. Bardheblutë ia dolën me rezultatin 0-3 përballë Partizanit, ndërsa një episod komik u regjistrua në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Bardheblutë kishin avantazh të dyfishtë, ndërsa Skuka i sapofutur fitoi një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Më shumë se dy minuta mori ekzekutimi i saj, ndërsa një episod komik u regjistrua gjatë rregullimit të murit te bardheblutë.
Patsatsia u shtri për të mbyllur hapësirat poshtë murit, që do të kërcente. Dhe Tafas nuk e pëlqeu si 25-vjeçari po vendosej, për këtë e mori vetë situatën në dorë. Kështu e shtyu në vendin ku dëshironte. Vetë Patsatsia qeshi me Tafas për rastin në fjalë.
Episodi me Tafas dhe Patsatsia: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













