VIDEO/ Momentet e panikut në Korçë, shikoni çfarë ndodhi pasi fubollisti i Skënderbeut u përplas me lojtarin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2025 | 20:21

VIDEO/ Momentet e panikut në Korçë, shikoni çfarë ndodhi pasi fubollisti i Skënderbeut u përplas me lojtarin e Partizanit

Albi Doka i trembi të gjithë sot në Korçë, pasi në minutën e 60-të mbeti pa ndjenja në fushë. Lojtari i Skënderbeut kishte një përplasje me Sembenen, e cila nuk u konsiderua as faull nga gjyqtari Bastari.

Screenshot 2025-03-10 201142

Pa u mbyllur aksioni, stafi i korçarëve u fut në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë. Ky episod krijoi panik  në stadium.

Fatmirësisht Doka e vazhdoi ndeshjen pa problem. Partizani ia doli më pas të përmbysë rezultatin dhe fitoi 1 me 2 në Korçë.

Momentet e panikut: (VIDEO)

Momenti i ndalesës së lojës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL