VIDEO/ Moment paniku në “Loro Boriçi”, Lirim Kastrati e pëson nga tifozët e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2026 | 23:05

VIDEO/ Moment paniku në “Loro Boriçi”, Lirim Kastrati e pëson nga tifozët e Vllaznisë

Vllaznia dhe Pogradeci po përballen në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Momente paniku pati në minutën e 41-të, kur Lirim Kastrati u ul në fushë dhe pati nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.

Screenshot 2026-01-10 165910

Shkak u bë një lëndë plasëse, që shpërtheu pranë tij. Tifozët e Vllaznisë po ofendonin në distancë Vangjel Zguron.

Ndaj kapitenit të Pogradecit pati pakënaqësi gjatë gjithë ndeshjes së Kupës. Për fat të mirë, Kastrati ia doli të vazhdojë.

Sfida është e vlefshme për fazën 1/8. Të dyja ekipet po luftojnë për një vend në çerekfinale.

Momenti i panikut: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL