VIDEO/ Mjafton goli i Matetës në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Rajo Vajekanos, Kristal Palas shkruan historinë
Kristal Palas shkroi historinë në Lajpcig, duke fituar trofeun e parë europian në historinë e klubit pas triumfit 1-0 ndaj Rajo Vajekanos, falë golit të Matetës në finalen e UEFA Conference League.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner bëhet ekipi i parë pas 38 vitesh që fiton një trofe kontinental që në pjesëmarrjen e parë.
Glasner largohet kështu nga Kristal Palas në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i dhuruar klubit momentin më të madh në historinë e tij në ndeshjen e fundit si trajner.
Londinezët zhvilluan një paraqitje të disiplinuar dhe arritën të mbrojnë avantazhin minimal deri në fund, duke ngritur trofeun mes festës së tifozëve.
Nga ana tjetër, seria prej nëntë ndeshjesh pa humbje e Rajo Vajekanon (6 fitore, 3 barazime) mori fund në momentin më të keq të mundshëm. Megjithatë, skuadra spanjolle mund të krenohet me një sezon fantastik në vetëm pjesëmarrjen e dytë europiane në histori, pas rrugëtimit deri në çerekfinalet e Kupës UEFA në sezonin 2000/01.
FT KRISTAL PALAS – RAJO VAJEKANO 1-0
Mateta 50′
GOLI I MATETËS: VIDEO
35′ Finalja ndërpritet për disa minuta për shkak të një emergjence mjekësore në sektorin e tifozëve spanjollë (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













