VIDEO/ “Mesfushë apo mbrojtje? Më mirë në vendin tim”, Krymin e ngacmojnë me batuta dhe dhuron puthje te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2025 | 16:41

VIDEO/ “Mesfushë apo mbrojtje? Më mirë në vendin tim”, Krymin e ngacmojnë me batuta dhe dhuron puthje te Vllaznia

Ardit Krymi është shpallur lojtar i ndeshjes, që Vllaznia fitoi 0 me 1 ndaj Bylisit në javën e shtatë të Superiores.

bandicam 2025-10-18 16-35-34-386

Krymi u shpreh pas ndeshjes në Ballsh:

“Siç ishte ndeshja sot, edhe terreni, ndeshje e vështirë duke e ditur si është Ballshi në fushën e vet. Besoj se me marrjen e 3 pikëve është për të ardhmen, të ruajmë vendin e parë.

Kur ke dy ekipe, shtohet konkurrenca, të bën mirë dhe të rritesh. Kemi dëmtime sivjet, por besoj do i kalojmë me kalimin e javëve.

Më mirë mesfushë apo mbrojtje? Në vendin tim më mirë, numri 6 në mesfushë”, u shpreh Krymi.

Gjatë prononcimit pas ndeshjes, Krymi po ashtu dhuroi puthje edhe për djemtë që po e ngacmonin me batuta. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL