VIDEO/ Mbyllet Egnatia-Vllaznia me gjyqtarin si protagonist, pikët ndahen mes kaosit në Rrogozhinë
Egnatia dhe Vllaznia kanë ndarë pikët pas barazimit 0 me 0 në “Arena Egnatia”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën 28 në Superiore.

Gjyqtari i FIFA-s, Florjan Lata, u bë protagonist në minutën e 70-të të ndeshjes. Kjo pasi vendosi të largojë Xhemajlin me karton të kuq, pasi pa një ndërhyrje ndaj Balajt.
Vendimi u konfirmua, ndërsa Egnatia vendosi të tërheqë ekipin. Çudia ndodhi në minutën e 77-të, kur Lata vendosi të shikojë vendimin me VAR. Gjyqtari kryesor nuk e ndryshoi vendimin e fushës. Me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri Edlir Tetova për protesta.
Vllaznia nuk ia doli të marrë 3 pikët në minutat e mbetura, pasi asnjë gol nuk u shënua. Vllaznia mbetet në krye me 2 pikë më tepër se Egnatia dhe 3 pikë më shumë se Elbasani. Verdheblutë luajnë nesër takimin e tyre ndaj Flamurtarit.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 0-0 VLLAZNIA
NGJARJET KRYESORE
90+10′ Mbyllet ndeshja, Egnatia 0-0 Vllaznia
90+6′ Balaj rrëzohet në zonën e Vllaznisë. Tek Egnatia kërkojnë karton të verdhë për simulim. (VIDEO)
90+6′ Egnatia pranë golit me Fernandon. Ia mohon Pohls te Vllaznia.
90′ Akordohen 10 minuta shtesë.
90′ Haime merr vendin e Albaneses tek Egnatia. Qato i lë vendin Kubazit te Vllaznia.
87′ Mala humbet rastin e artë për Vllazninë. Sfida mbetet barazim. (VIDEO)
86′ Egnatia me 10 lojtarë pranë golit. Pohls pret te Vllaznia. Minuta emocionuese në fund. (VIDEO)
84′ Ruçi largohet i dëmtuar me barelë tek Egnatia. Xheferson e zëvendëson.
81′ Sala i lë vendin Dros te Vllaznia. Murataj ndërkohë merr vendin e Jagos.
74′-78′ Skena të çuditshme. Lata shkon të shikojë rastin me VAR, pasi fillimisht e kishte konfirmuar dhe Egnatia braktisi ndeshjen. Trajneri Tetova largohet më pas me karton të kuq. Egnatia kthehet në fushë dhe rifillon ndeshja. (VIDEO)
70′-73 Xhemajli largohet me karton të kuq, pasi Lata shikon një ndërhyrje të parregullt ndaj Balajt. Egnatia tërhiqet nga fusha duke protestuar për vendimin, që Lata e konfirmon. (VIDEO) + (VIDEO)
66′ Rodrigez dhe Buriç aktivizohen tek Egnatia. Marrin vendin e Adjesës dhe Jahajas.
60′ Dodaj gjuan nga distanca. Topi devijohet në këndore për Vllazninë.
59′ Pretendime për penallti tek Egnatia. Vendësit pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Gjini. (VIDEO)
59′ Rrezikon Qato që shkakton faull ndaj Alijev, më pas Aleksi ndaj Qatos. (VIDEO)
56′ Pohls ndal goditjen e Albanese, që u shërbye nga Adjesa. Gabim i Salës fillimisht te Vllaznia, që u mundua ta korrigjojë.
55′ Këto minuta flasin për Vllazninë, që mundohet të dalë përpara. Dajsinani mbetet i pashqetësuar.
49′ Albanese kroson nga goditja e dënimit. Krymi dhe Bajrami largojnë rrezikun nga zona e Vllaznisë.
48′ Karton i verdhë për Salën te Vllaznia, pas faullit ndaj Adjesës.
46′ Nis pjesa e dytë. Vllaznia aktivizon Dodajn në vendin e Kastratit, ndërsa Sala merr vendin e Pusit.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë, Egnatia 0-0 Vllaznia.
45+5′ Kastrati largohet mes lotësh pasi dëmtohet. (VIDEO)
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
44′ Albanese kërkon të bëjë çdo gjë vetë duke gabuar. Topi përfundon sërish jashtë. (VIDEO)
40′ Qato provon nga distanca. Dajsinani pret pa problem. (VIDEO)
39′ Egnatia vazhdon të ketë kontrollin e lojës. Vllaznia mbrohet mirë.
32′ Albanese pranë supergolit, pasi pozicionohet në zonën e mbrojtur nga Pohls. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
29′ Jago kroson nga goditja e dënimit. Ndaj Ruçit shkaktohet faull, ndërsa mesfushori i Egnatia ka nevojë edhe për ndihmën e stafit mjekësor.
23′ Goditja e parë nga këndi fitohet nga Egnatia, që ndalet fillimisht nga Pohls. Ekipi i Edlir Tetovës është dominues deri tani. (VIDEO)
18′ Egnatia nuk ndalet në fazën ofensive. Këtë herë është Albanese që gjen Jahajën. Ky i fundit gabon duke e dërguar topin jashtë. (VIDEO)
15′ Albanese fal Vllazninë. Gjuajtja e tij gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)
14′ Bajrami pengon topin e goditur me kokë nga Adjesa drejt portës. Egnatia shfaqet sërish në zonën e Vllaznisë.
13′ Mala ndal topin e gjuajtur nga Qato. Radha e Vllaznisë për të .
10′ Jahaja godet me kokë, por jo si duhet. Pohls e rifillon ndeshjen nga rivënia fundore. (VIDEO)
4′ Pohls shpëton Vllazninë, pas topit të goditur nga Albanese. Gjyqtari anësor gabon duke akorduar pozicion jashtë loje. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Rrogozhinë.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi, Aleksi, Fernando, Albanese, Adjesa, Jahaja
Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Pohls; Pusi, Gjini, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Kallaku, Kastrati, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL













