VIDEO/ Kapsolla dëmton gjyqtarin e FIFA-s, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2026 | 23:32

VIDEO/ Kapsolla dëmton gjyqtarin e FIFA-s, shikoni çfarë ndodh në “Elbasan Arena”

Ndeshja Elbasani-Egnatia ishte mjaft e tensionuar në pjesën e parë. Një përplasje mes Lajthisë dhe Alijev solli edhe reagimin e tifozëve verdheblu, kur regjistrohej minuta e 32-të.

Screenshot 2026-03-20 200207

Pranë gjyqtarit të FIFA-s, Rejdi Avdo, u hodh një kapsollë. Dhe arbitri anësor mbeti i dëmtuar.

Ndeshja më pas rifilloi normalisht, pas këtij episodi. Nga verdheblutë u largua me karton të kuq Boje në fillimin e sfidës, më pas Ruçi la kampionët me 10 lojtarë.

Sfida vlen për javën 29 në Abissnet Superiore, ndërsa nuk prodhoi gola në fraksionin e parë. Kujtojmë se Egnatia ndodhet 2 pikë prapa Elbasanit në renditje.

Episodi në “Elbasan Arena”: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL