VIDEO/ Kaos dhe tension në finalen për biletën e Kategorisë së Parë, godet “alla Zidan” me kokë kundërshtarin por falet nga gjyqtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2026 | 16:14

VIDEO/ Kaos dhe tension në finalen për biletën e Kategorisë së Parë, godet “alla Zidan” me kokë kundërshtarin por falet nga gjyqtari

Fundi i pjesës së parë të ndeshjes play-out të Kategorisë së Parë mes Kukësit dhe Butrintit është shoqëruar me momente tensioni, për shkak të një përplasje mes futbollistëve.

sdfsfdsdfdsfsfdfdssdf

Pas një debati mes Silva të Butrintit dhe Alison të Kukësit, ky i fundit u kthye dhe me një veprim që kujton atë të Zidan në finalen e Kupës së Botës 2006, goditi me kokë kundërshtarin e tij që u rrëzua në tokë.

Stafi dhe lojtarët e Butrintit protestuan dhe të dy pankinat praktikisht u futën në fushë në ato momente tensioni. Por ndonëse ngjarja ndodhi pak hapa larg anësorit, ky i fundit nuk e sinjalizoi dhe në fund kryesori Albert Doda vendosi t’i tregonte vetëm kartonin e verdhë futbollistit të verilindorëve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL