VIDEO/ Kampionët e Egnatias tronditen në transfertë, Vora u heq fitoren në fund dhe merr pikë të artë për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2026 | 0:05

VIDEO/ Kampionët e Egnatias tronditen në transfertë, Vora u heq fitoren në fund dhe merr pikë të artë për mbijetesën

Vora ka tronditur kampionët e Egnatias. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Superiores u mbyll me rezultatin 1-1.

bandicam 2026-02-14 15-16-47-383

Egnatia gjeti avantazhin në minutën e 18-të me Fernandon. Ky i fundit shënoi nga penalltia, që u akordua nga gjyqtari Koçi pas rishikimit me VAR.

Reagimi i Vorës erdhi në minutën e 86-të. Ishte Kasalla që dërgoi topin në rrjetë për 1 pikë të artë në shtëpi.

Egnatia mbetet 2 pikë larg Vllaznisë, që do të përballet nesër me Elbasanin. Vora ndërkohë mban vendin e shtatë me 5 pikë më shumë se Tirana, që luan nesër derbin me Partizanin.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VORA 1-1 EGNATIA

86′ Kasalla – 18′(p) Fernando

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja, Vora barazon 1 me 1 përballë Flamurtarit. 

90+5′ Luis Felipe nuk godet si duhet te Vora. Vendësit pranë përmbysjes së rezultatit.

90+2′ Çibuike merr vendin e Bajramajt te Vora. Albanese i zë vendin Sotës dhe Xheferson të Alijev tek Egnatia.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ GOOOL! Vora 1-1 Egnatia/ Kasalla shtang kampionët. Rikthehet baraspesha në Vorë. (VIDEO)

83′ Harizaj ndal topin e goditur nga Bakajoko. Rasti i dytë i artë për të. (VIDEO)

82′ Shfaqet rrezikshëm Vora. Vendësit nuk ia dalin të konkretizojnë.

81′ Bakajoko humbet rastin e artë për golin e dytë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

80′ Alijev është i ndëshkuari i radhës tek Egnatia.

78′ Aleksi merr karton të verdhë tek Egnatia.

77′ Sota ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.

75′ Bardhi i Vorës dhe Dajsinani nga Egnatia ndëshkohen me karton të verdhë.

73′ Kasalla nuk arrin të devijojë topin që shkon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)

69′ Bakajoko provon të gjejë golin e dytë të ndeshjes. Topi i devijohet në këndore. (VIDEO)

65′ Goditje fluturimthi e Kasallës te Vora. Topi përfundon jashtë.

62′ Dy zëvendësime te Vora. Zuna i lë vendin Bardhit. Prengaj merr vendin e Fazlagiç.

58′ Harizaj ndal goditjen e Ruçit. Egnatia pranë golit të dytë. (VIDEO)

55′ Pretendime për penallti te Vora. Kasalla rrëzohet në zonë. Gjyqtari Koçi dhe VAR e konsiderojnë çdo gjë të rregullt. (VIDEO)

54′ Dajsinani ndal goditjen e Luis Felipes. Poçi e dërgon topin në këndore. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Bellaj vendos për dy ndryshime. Largohen Kashari dhe Adeloje, aktivizohen Luis Felipe dhe Sefa te Vora.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 0-1 Egnatia.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Daka bën gjithçka mirë derisa mbërrin në zonën e Egnatias. Më pas nuk ia del të konkretizojë.

40′ Sota godet nga distanca. Harizaj pret pa problem. (VIDEO)

39′ Fernando hedh një top në zonën e Vorës. Shehi largon rrezikun, megjithatë rrogozhinasit mbeten përpara.

36′ Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia për protesta.

34′ Vrapi provon goditjen pasi Bajramaj i lë topin. Dajsinani pret pa problem tek Egnatia. (VIDEO)

34′ Xhemajli shkakton faull pranë zonës. E fiton Daka.

32′ Egnatia qëndron përpara duke u munduar që të shkojë te goli i dytë. Vora po ashtu provon të krijojë diçka në repartin ofensiv, por pa sukses.

21′ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.

14′-18′ GOOOL! Vora 0-1 Egnatia/ VAR u vjen në ndihmë rrogozhinasve, ndërsa gjyqtari Koçi akordon penallti duke ndryshuar vendimin që mori fillimisht në fushë. Ishte Barjamaj që e shkaktoi ndaj Haime. Fernando e merr përsipër penalltinë dhe shënon gol me panenka. (VIDEO)

7′ Rasti i parë i artë tek Egnatia. Provon Kryeziu nga distanca, ndërsa portieri Harizaj nuk largon si duhet. Alijev shfaqet aty, por goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Vorë.

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloje, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj

EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Potsi, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Xhemajli, Haime, Kryeziu, Sota, Ruçi

Trajner: Edlir Tetova

Arbitër kryesor:Andi Koçi
Asistent 1:Egin Doda
Asistent 2:Enea Gjoni
Arbitër i 4:Laver Alla
Var:Enea Jorgji
Avar:Egli Spahiu
Delegat:Mario Kërtusha
Vëzhgues:Sokol Çekaj

WhatsApp Image 2026-02-14 at 13.05.53

PANORAMASPORT.AL