VIDEO/ Ish-gjyqtari Klajdi Kola i drejtohet Hygerta Sakos: Më thoni të gjej rastet që të nxjerrësh rrogën, tani dua bonus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2025 | 21:14

VIDEO/ Ish-gjyqtari Klajdi Kola i drejtohet Hygerta Sakos: Më thoni të gjej rastet që të nxjerrësh rrogën, tani dua bonus

Moviola e kësaj jave në Superiore ka qenë e mbushur me raste të diskutueshme në thuajse të gjitha ndeshjet, ku ka pasur gabime gjyqtarësh, kontestime dhe ndërhyrje nga VAR-i për momente të veçanta.

MixCollage-22-Feb-2025-09-13-PM-2333

Si zakonisht, analizën e rasteve për RTSH e bën Klajdi Kola, si një prej pjesëtarëve të panelit të emisionit “SuperGol”. Pasi ka listuar një sërë rastesh në ndeshjet e të shtunës, ku kishte një numër të madh sidomos në takimin Teuta-Tirana, Kola i është drejtuar duke qeshur prezantueses Hygerta Sako.

“Pra filloi java me polemika dhe mbaroi me polemika përsëri. Kështu që unë e kam me juve se shpeshherë me thoni që duhet të gjesh rastet që të nxjerrësh rrogën. Tani dua bonus” tha duke qeshur ish-gjyqtari.

“Ja kështu, është, ligji i kompensimit”, ishte përgjigj po me humor prezantuesja.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL