Postuar: Maj 25, 2026 | 23:50
VIDEO/ Goli i nëntë në kampionat, ish-mesfushori i Skënderbeut bën bomberin te skuadra e Ljajiçit
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, po kalon një moment të artë te skuadra e Sarajevos në elitën e futbollit boshnjak. 25-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është shndërruar në një bomber te skuadra ku kapiten është serbi Adem Ljajiç, teksa shënoi sot golin e fitores në duelin ndaj Zeljezniçar, që përfundoi me rezultatin 1 me 0.

Ky ishte goli i nëntë në kampionat për Elezin, i cili vitin e kaluar u transferua nga gjermanët e Bohumit te Sarajevo.

Me Skënderbeun, mesfushori u aktivizua 22 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar dhe 4 në Kupën e Shqipërisë.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













