VIDEO/ Gola, VAR dhe tërheqje nga fusha! Mes Tiranës dhe Bylisit ndodh gjithçka për të ndarë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2025 | 0:15

VIDEO/ Gola, VAR dhe tërheqje nga fusha! Mes Tiranës dhe Bylisit ndodh gjithçka për të ndarë pikët

Tirana dhe Bylisi kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në kryeqytet, duke mbajtur plotësisht të hapur luftën për mbijetesë, pas një ndeshje ku u përjetuan situata shumë të pazakonta.

bandicam 2025-03-26 19-59-48-303

Tirana a e nisi ndeshjen në sulm duke kërkuar golin por ai erdhi me gjuajtjen e parë të ballshiotëve të cilët shënuan me Përgjonin. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Përgjoni i bardhebluve këtë herë tundi rrjetën në minutën e 40.

Në pjesën e dytë, ishte Tirana që kaloi e para në avantazh, pas një penalltie të akorduar me VAR që shkaktoi polemika aq sa drejtuesit e skuadrës ballshiote tërhoqën ekipin për disa minuta. Pas golit nga pika e bardhë të Zharmuni, Bylisi reagoi shpejt dhe gjeti barazinë me Ilieskin, duke çuar në shifrat 2-2 që nuk ndryshuan deri në fund, ndonëse rastet sidomos për miqtë nuk munguan.

TIRANA 2-2 BYLIS
40′ F. Përgjoni, 76′ (p) Zharmuni /  26′ A. Përgjoni, 82′ Ilieski

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

90’+6’ Syla merr vendin e Peraltas në radhët e Bylisit.

90’+4’ Ofori tenton nga distancë e largët, çon topin shumë lart mbi traversë.

90’+3’ Pasim nga e djathta në zonën e bardhebluve. Bruno nuk ia del të gjejë portën duke humbur shansin e artë. (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Mici i lë vendin në fushë Haxhiut në radhët e Tiranës.

88’ Gjuajtje e Përndrecës nga e majta, sfera devijohet dhe shkon jashtë. (VIDEO)

86’ Prengaj provon nga një distancë e largët, pa gjetur portën e Batista. (VIDEO)

82’ GOOOL BYLISI! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi mbetet në zonë ku Ilieski gjen golin e barazimit (VIDEO).

81’ Peralta provon me një gjuajtje të fortë që kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush. (VIDEO)

79’ Soler i lë vendin në fushë Markut në radhët e Tiranës.

78’ Ofori dhe Mustafa hyjnë në fushë në vend të Ualison dhe Abazajt në radhët e Bylisit.

76’ GOOOL TIRANA! Shënon Zharmuni me penallti. (VIDEO)

75’ Më në fund lojtarët e Bylisit udhëzohen që të kthehen të vijojnë lojën.

70’ Presidenti i Bylsit thirr skuadrën që të tërhiqet nga fusha. (VIDEO)

67’-69’ Penallti për Tiranën! Gjyqtari Koçi jep fillimisht karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë. Por më pas ai ftohet të shohë pamjet në VAR dhe shquan një mbajtje ndaj lojtarit të Tiranës duke akorduar 11-metërsh. (VIDEO) (VIDEO)

65’ Përndreca dhe Ruçi mundohen të hyjnë në zonë e krosojnë nga e majta, por në të dy rastet prapavija e bardhebluve largon rrezikun.

62’Ualison është i vetëm në të djathtën dhe gjuan menjëherë drejt portës, por sfera shkon në duart e Selmanit. (VIDEO)

60’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e ballshiotëve.

57’ Prengaj nga e majta gjen hapësirën dhe pason në qendër ku Rafel gjuan por gjen bllokimin e Abazajt.

54’ Ernest provon nga distanca me një gjuajtje me të djathtën, sfera prek rrjetën e jashtme duke dhënë iluzionin e golit. (VIDEO)

52’ Ruçi merr vendin e Da Silva në radhët e Bylisit.

51’ Peralta mundohet të kundërpërgjigjet në anë tjetër, pa shumë sukses.

51’ Ndreca nga e djathta nis një top në qendër të zonës, Batista kontrollon sferën në pozicion.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Rafael dhe Prengaj hyjnë në lojë në vend të Smaçit dhe Gjumsit në radhët e Tiranës.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+2’ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kolës.

45’+2’ Pas një goditje dënimi topi shkon te Da Silva li vetëm në zonë, braziliani gjuan shumë lehtë dhe nuk i krijon vështirësi Selmanit. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Zharmuni ka mundësinë të kalojë në avantazh Tiranën me një kthesë të shpejtë në kufijtë e zonës, por sfera e gjuajtur prej tij kalon mbi traversë. (VIDEO)

40’ GOOOL TIRANA! Përgjoni nis dhe finalizon aksionin për bardheblutë, duke dalë në sulm e duke gjetur ai golin e barazimit. (VIDEO)

34’ Harkim në zonë për Ernest i cili nuk kontrollon siç duhet dhe humb mundësinë për të gjuajtur në portë.

31’ Dy goditje dënimi ballore radhazi pranë zonës për Tiranën por nuk arrin të rrezikojë portën e Batista.

26’ GOOOL BYLISI! Një kundërsulm i shpejtë i ballshiotëve sheh Da Silva nga e djathta të pasojë në qendër për Përgjonin i cili devijon pata portës dhe mposht Selmanin. (VIDEO) (VIDEO)

19’ Ernest ka mundësinë nga e majta të rrezikojë portën e miqve, por edhe ai gabon plotësisht shënjestër. (VIDEO)

14’ Mundësi e mirë e Tiranës për të rrezikuar teksa Zharmuni ka shansin e artë për të gjuajtur në portë, por fluturon topin lart mbi traversë. (VIDEO)

13’ Top i gjatë në thellësi për Peraltan, sfera shkon direkt te Selmani.

10’ Tirana bën presing të lartë duke mbajtur ballshiotët pranë zonës së tyre, por pa gjetur hapësirën për t’i rrezikuar.

5’ Gjumsi ekzekuton një goditje dënimi ballore, por pa shqetësuar portierin Batista.

1′ Nis ndeshja në “Arena Kombëtare.

Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv Saimir Demi. 

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Gjumsi, Përgjoni, Smaçi, Soler, Ndreca, Zharmuni, Ernest

Trajner: Bledi Shkëmbi

Bylis: Batista, Bruno, Abazaj, Ilieski, Kane, Përndreca, Berko, Peralta, Përgjoni, Da Silva, Ualison

Trajner: Gentian Mezani

PANORAMASPORT.AL