VIDEO/ Gol për kornizë i Kotobellit, kapiteni i Teutës ia dedikon të atit dhe shpërthen menjëherë në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2026 | 18:06

VIDEO/ Gol për kornizë i Kotobellit, kapiteni i Teutës ia dedikon të atit dhe shpërthen menjëherë në lot

Blerim Kotobelli realizoi një supergol në minutën e 56-të, ndërsa Teuta po përballet me Bylisin. Kapiteni i durrsakëve mori përsipër goditjen e dënimit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Screenshot 2026-02-14 180529

Kotobelli shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa ia dedikoi golin të atit. Babai i Blerimit ndërroi jetë katër ditë më parë.

Teuta përmbysi rezultatin duke e dërguar në shifrat 2 me 1. Sfida është e vlefshme për javën e 24-të të Superiores dhe durrsakët duan fitoren në kampionat, pasi mungon prej 10 javësh.

Goli i Blerim Kotobellit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL