VIDEO/ Gafë e rëndë e Tiranës, bardheblutë e kryeqytetit ndryshojnë stemën në prezantimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 17:30

VIDEO/ Gafë e rëndë e Tiranës, bardheblutë e kryeqytetit ndryshojnë stemën në prezantimin e fundit

Tirana është ekipi që po punon më shumë në merkaton e dimrit. Pas dhjetë largimeve, është radha e prezantimeve. I fundit erdhi sot, ndërsa bëhet fjalë për Johan Kortes që veshi fanellën e kryeqytetasve.

Screenshot 2026-01-05 172938

Tirana ka ndarë një video përmes rrjeteve sociale, që është punuar me inteligjencë artificiale. 26-vjeçari shfaqet krah drejtorit sportiv Omer Bunjaku, ndërsa vesh më pas fanellën bardheblu.

Gafa e rëndë është ndryshimi i stemës. Kështu nuk është e shkruar K.F. Tirana si në logon origjinale. Te video e prezantimit pas Kortes mund të dallohet: TLL Tirana.

Bardheblutë do të prezantojnë akoma lojtarë. Fredi Alvarez, Emanuel Ernest dhe Klajdi Kuka janë emrat që priten në vijim.

Prezantimi i Kortes: (VIDEO)

Screenshot 2026-01-05 173105

PANORAMASPORT.AL