Postuar: Mars 4, 2020 | 21:14
VIDEO/ Elimim dhe konflikt politik, tifozët e skuadrës së Roshit përplasen me fansat e ekipit rus
Tensionet për shkak të konfliktit 26-vjeçar mes Rusisë dhe Çeçenisë u shfaqën sot në fushën e futbollit.

Skuadra e mesfushorit të Shqipërisë Odise Roshi, Akhmat Grozni u eliminua në Kupën e Rusisë nga Zeniti i Shën Petërburgut. Akhmat është një ekip me bazë në rajonin e Çeçenisë, që kontrollohet nga Rusia dhe njihet si klub që përfaqëson sentimentin nacionalist çeçen, ndërsa Zeniti, si qendër përfaqësuese e nacionalizmit rus.
Një video e publikuar nga takimi tregon momentin kur tifozët vendas të acaruar nga rezultati në disavantazhues dhe konflikti me Rusinë u vërsulën drejt sektorit ku ishin vendosur tifozët e Zenitit në tentativë për t’i goditur. Situata ka qenë vërtet kaotike.
PANORAMASPORT.AL













