VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, kampionët likuidojnë me 2 gola Vorën e Bellait
Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2 me 0, në duelin që rrogozhinasit e patën nën kontroll, thuajse gjatë gjithë sfidës.

Për golin e avantazhit do të mendonte Albaneze, në minutën e 51-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë së fituar nga Buriç. Goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca në minutën e 68-të.
Ky ishte triumfi i tetë në 15 javë për Egnatian, që ka arritur të sigurojë 28 pikë. Në duelin e radhës kampionët do të përballen me Dinamon, ndërkohë që Vora e vendit të shtatë, pret Elbasanin.
FT: EGNATIA-VORA 2-0
Albaneze 51′ (p), Ndreca 68′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
89′ Zëvendësim i fundit edhe tek Egnatia, largohet Albaneze, në vendin e tij Jahaja.
86′ Pranë golit të tretë Egnatia me Fernandon dhe Grudën, por mungon saktësia në metrat e fundit.
85′ Zëvendësim i fundit te Vora, largohet Patrik Bardhi në fushë Dario Daka.
82′ Dominim i kampionëve, të cilët kërkojnë edhe golin e tretë.
78′ Dy zëvendësime tek Egnatia, largohen Ndreca dhe Ruçi, në fushë Aljev dhe Gruda.
74′ Edison Ndreca është i ndëshkuari i radhës i sfidës, për ndëhyrje të gabuar në mesfushë.
73′ Vora kryen 3 zëvendësime, largohen Dalipi, Ruzgis dhe Vrapi, në fushë Zuna, Geci dhe Ayo.
70′ Flamur Ruçi i Egnatias ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dalipit.
68′ GOOOL EGNATIA 2-0/ Kampionët shënojnë golin e qetësisë me Ndrecën, që goditi saktë me të majtën brenda zonës. (VIDEO)
66′ Egnatia kryen dy zëvendësime, largohet Kryeziu dhe Buriç, në lojë Aleksi dhe Bakajoko.
65′ Kasalla ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
62′ Shans i artë për Vorën me Ruzgiz, por tentativa e sulmuesit bllokohet në momentet e fundit dhe shkon në këndore. (VIDEO)
58′ Zëvendësim te Vora, largohet Fazlagiç, në vend të tij aktivizohet Da Silva.
54′ Tabaku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës.
51′ GOOOOL EGNATIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Albaneze shënon me penallti. (VIDEO)
48′ Gjyqtari Cjapi ndalon lojën dhe shkon ta shikojë rastin në VAR. Pas konsultës, vendos për 11-metërsh për Egnatian. (VIDEO)
47′ Egnatia kërkon penallti pas duelit mes Çibuike dhe Buriç. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime trajnerët u besojnë të njëjtëve titullarë.
Mbyllet pjesa e parë!
34′ Vora kërkon të kërcënoje me Ruzgis, por gjuajtja e sulmuesit nuk ka koordinatat e duhura.
26′ Haime ndëshkohet me karton të verdhë për simulim brenda zonës, pas duelit me mbrojtësin Vrapi. (VIDEO)
21′ Minuta të mira për Egnatian, që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Vorës, por mungon saktësia para portës.
15′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Albaneze, nga 6-7 metra larg portës, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Nuk i besojnë syve vendasit. (VIDEO)
11′ Sërish rrezikshëm Egnatia, me Albanezen, që provoi nga distanca, por tentativa e tij devijohet duke shkuar në këndore.
8′ Përgjigjet menjëherë Egnatia, me Fernandon, por gjuajtja e brazilianit bllokohet, para portës së Ruçit. (VIDEO)
4′ Pranë golit Vora, Dajsinani dhe traversa i mohojnë avantazhin skuadrës së Bellait. Ishte Çibuike, ai që “flirtoi” me golin. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA-VORA
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Poçi, Xhemajli, Haime, Fernando, Kryeziu, Ruçi, Albanese, Buriç, Selmani
Trajner: Juljan Brahja
Vora: Ruçi; Repaj, Fazlagiç, Barjamaj, Dalipi, Tabaku, Çibuike, Vrapi, Kasalla, Ruzgis, Bardhi
Trajner: Arjan Bellaj
PANORAMASPORT.AL













